Takimi i Papës me Rubion, Vatikani jep detaje nga bisedimet
Papa Leo priti në një takim prej rreth 45 minutash Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. Vatikani ka zbuluar detaje nga takimi teksa thekson se në qendër të bisedimeve ishin konfliktet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, si edhe çështja kubane.
Vatikani është etapa e parë e vizitës së Marco Rubios në Itali, ku ai mbërriti sot në aeroportin Ciampino. Ai do të takohet edhe me kryeministren italiane Giorgia Meloni nesër në Palazzo Chigi, së bashku me ministrat Tajani dhe Crosetto.
Rreth orës 11:10, autokolona mbërriti në Oborinn e Shën Damazit në Vatikan, mes masave të rrepta të sigurisë dhe zhurmës së helikopterëve mbi Via della Conciliazione. Rubio u prit nga prefekti i Familjes Papnore, imzot Petar Rajic, i cili i tha: “Mirë se vini në Vatikan!”
Rubio shoqërohej nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Selinë e Shenjtë, Brian Burch. Ndërsa ai mbërrinte në Vatikan, dilte kryeministri polak Donald Tusk, pasi ishte takuar me Papën këtë mëngjes.
Pas Papës, Rubio u prit në zyrën e Sekretarisë së Shtetit nga kardinali Parolin, i shoqëruar nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Edhe Papa u takua edhe me kardinalin Parolin, me të cilin pati si temë bisede për vendet në luftë, tensionet politike e situatat e vështira humanitare.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve