Takimi i Ramës me liderët e rajonit, mbërrin në “Vilën 30” Bërnabiç. Mungon Kurti

17 Korrik 2023 | 12:09

Ka mbërritur në ambientet e “Vilës 30”, kryemnistrja serbe Ana Bërnabiç, në kuadër të takimit informal që kryeministri Rama do të mbajë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pritet të mbërrijnë gjithashtu dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazavoiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Në këtë takim do të diskutohet rreth Procesit të Berlinit dhe samitit të radhës që është planifikuara të mbahet në mes të tetorit në Tiranë.

Kryemninistri Rama pritet të shtrojë rreth orës 13:00 dhe një drekë informale me liderët rajonalë.

Sakaq në takim nuk pritet të ketë asnjë përfaqësues nga Kosova, pasi kryeministri Kurti ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit, ndërkohë që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar se nuk do të marrrë pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026