Takimi i Ramës në Greqi, Guri: Shteti shqiptar i detyrohet shumë diasporës

25 Prill 2024 | 18:25

Edmont Guri, përfaqësues i diasporës shqiptare në Greqi, është shprehur se pret që shteti shqiptar ta kthejë më shumë vëmendjen nga kjo shtresë.

Komentet Guri i bëri në Euronews Albania, ku foli lidhur me takimin e planifikuar nga kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Greqi.

Guri tha se shteti shqiptar i detyrohet shumë diasporës dhe sipas tij, mjafton vetëm fakti që miliona euro kanë hyrë në vendin tonë nga shqiptarët e Greqisë.

Ai shtoi se diaspora shqiptare në Greqi kërkon të ngrejë marrëdhënie të shëndetshme me shtetin shqiptar dhe një gjë shqetësuese sipas tij, është edhe vota e diasporës, e cila nuk është mundësuar ende nga politika në vendin tonë.

“Le të shpresojmë që të kemi takim me kryeministrin. Kemi pasur kontakte. Greqia ka diasporën e saj. Është një moment shumë i përshatshëm për të dy palët, kryesisht edhe për shtetin shqiptar, që të kthejë vëmendjen te diaspora shqiptare.

Diasporës shteti shqiptar i detyrohet shumë, duke marrë parasysh faktin që vetëm nga Greqia janë dërguar miliona euro. Kjo mjafton për ti kujtuar politikës shqiptare dhe kryeministrit aktual, për të kthyer vëmendjen te diaspora. Janë shenja të mira, megjithëse jemi në një situatë aspak të këndshme. Diasporën e shqetëson edhe vota e diasporës.

Ne kërkojmë të ngremë raporte të shëndetshme me shtetin shqiptar. Duke qenë për faktin se tani diaspora disponon të gjitha mundësitë, për të ofruar konsulencë apo për të drejtën e votës. Le të shpresojmë se Rama do të ketë takime edhe me politikanët grekë”, tha Guri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026