Takimi i ri Kurti-Vuçiç në Bruksel më 2 maj
Një raund i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivelin më të lartë do të vazhdojë më 2 maj, kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohen në Bruksel, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Bashkimi Evropian, si ndërmjetës në dialog, sot ka themeluar një komision të përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, ku përfshin Kosovën dhe Serbinë si palë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Siç tha Stano, detyra e komitetit të përbashkët monitorues është të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksit të zbatimit të saj, shkruan Euronews Serbia.
“Ky është zbatim konkret i asaj që u ra dakord 30 ditë më parë në Ohër në takimin e presidentit Vuçiç me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ky Komitet i Përbashkët Monitorues do të kryesohet nga i dërguari special për dialogun Miroslav Lajçak”, tha Stano.
Herën e fundit që Vuçiç dhe Kurti u takuan ishte në Ohër më 18 mars dhe takimi i tyre zgjati 12 orë.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, tha atëherë se janë rënë dakord për hapa praktikë se si do të zbatohet marrëveshja e shkurtit nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë