Takimi me Maznikun dhe Boçin, Gonzato: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zbuluar detaje përmes një postimi në “X” lidhur me takimin e zhvilluar me bashkëkryetarët e Komitetit Ad-Hoc të Reformës Territoriale dhe Administrative, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi ku në fokus ka qenë reforma territoriale.
Gonzato e ka cilësuar takimin si konstruktiv teksa shton se ai nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente. Sipas tij mbetet thelbësore të sigurohet që reforma të ofrojë shërbime të përmirësuara për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane.
“Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komitetit Ad-Hoc të Reformës Territoriale dhe Administrative në Parlamentin e Shqipërisë.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të forta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë lokale.
Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që funksionet të përputhen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet lokale të kenë autonomi të vërtetë në vendimmarrje, të mbështetura nga kapacitetet e nevojshme.
Mbetet thelbësore të sigurohet që reforma të ofrojë shërbime të përmirësuara për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane”, shkruhet në postim.
Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën
Dhunimi i të miturës nga shoqet, Prokuroria Fier nis hetimet. Bën thirrje për mos publikimin e pamjeve
- 13:00 18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee
- 12:37 Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
- 12:33 Kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim, 8 personat e përgjuar të aferës “Predatorgate” padisin Intellexa
- 12:25 Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
- 12:13 Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën
- 12:11 E dashura e Haaland: Në fillim më pëlqeu shoku i tij, por ndryshova mendje