Takimi me shefin e CIA-s, reagon për herë të parë Vuçiç: Bisedë shumë e dobishme

24 Gusht 2024 | 14:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën në Beograd se e ka zhvilluar një bisedë “shumë të dobishme dhe të mirë” me drejtorin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ëilliam Burns.

Burns e vizitoi Serbinë më herët gjatë kësaj jave dhe Vuçiç i quajti “qesharake” komentet se vizita e zyrtarit të lartë amerikan ishte mbajtur e fshehtë në Serbi, derisa në Bosnje e Hercegovinë ishte transparente, sipas agjencisë serbe të lajmeve, Beta.

“E dini, bisedoni me të ftuarit tuaj dhe shikoni nëse publikut i pëlqen apo jo… Ne, si një vend serioz, menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme, dhe amerikanët, si vendi më serioz në botë së bashku me Kinën, menduan se ishte mënyra më e mirë e mundshme për të monitoruar vizitën”, tha Vuçiç.

Deri para deklaratës së Vuçiçit të shtunën, askush nga zyrtarët në Serbi apo SHBA nuk e konfirmuan e as mohuan vizitën e Burnsit në Beograd.

Vuçiç shtoi se temat e bisedës së tij me shefin e CIA-s ishin “të rëndësishme për të ardhmen” e rajonit dhe të Serbisë, dhe se takimi mes tyre ishte “i denjë” dhe “i rëndësishëm”.

Më 23 gusht, Burns e përfundoi një vizitë dyditore në Kosovë, pasi më parë kishte vizituar Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

Qeveria e Kosovës e vlerësoi vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së .

Burns u takua në Prishtinë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026