Taksia del nga rruga, dy të plagosur në aksin rrugor Korçë-Bilisht

20 Janar 2024 | 11:07

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 persona ka ndodhur aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Një mjet i shërbimit Taksi mësohet se ka dalë nga rruga duke shkaktuar 2 të plagosur.

Mësohet se mjeti Taksi ka qenë fugon udhëtarësh brenda të cilit kanë qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Bilisht 5 persona, dy prej të cilëve kanë ngelur të plagosur ndërkohë që e tre të tjerët janë dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Bilishtit.

Burimet nga policia rrugore thanë se ngjarja ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit ka lënë një kthesë të fortë në afërsi të stacionit të Zemblakut.

Nuk përjashtohet mundësia që ka udhëtuar me shpejtësi aq sa e ka pasur të pamundur të mbajë mjetin në kontroll, i cili ka përfunduar në anën tjetër të rrugës

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026