Taksistët e Sarandës në protestë para bashkisë, përplasen me policinë
Informaliteti në sektorin e transportit ka detyruar një pjesë të taksistëve të Sarandës të lënë punën dhe të protestojnë para Bashkisë së Sarandës.
Sipas tyre, puna po vështirësohet nga taksi që vijnë nga Tirana, Delvina, Finiqi dhe Konispoli, të cilat ushtrojnë aktivitet në Sarandë në kundërshtim me rregullat.
Taksistët pretendojnë se mjetet nga qytete të tjera qarkullojnë gjatë gjithë ditës në rrugët e Sarandës, duke qenë më afër klientëve dhe duke dëmtuar aktivitetin e tyre.
“Pse taksitë e rretheve punojnë në Sarandë, ndërsa unë nuk mund të punoj në Tiranë? Nuk ka dalë asnjë institucion në terren që të shohë si kryhet veprimtaria e taksive”, është shprehur një taksistë.
Sipas protestuesve, informaliteti ka sjellë pasoja financiare për taksistët që operojnë me licencë dhe paguajnë detyrimet ligjore.
Ata i janë drejtuar Bashkisë së Sarandës edhe me një ankesë tjetër, duke pretenduar se numri i licencave po rritet pa u marrë parasysh kapacitetet e parkimit në qytet.
“Nga ana e trafikut, por edhe nga ana financiare, kemi probleme. Jepen licenca pa limit, ndërsa taksitë nuk kanë ku të parkohen. Nuk e kuptojmë si do t’i përballojnë këto shpenzime ata që marrin kredi për të blerë taksi elektrike”, ka vijuar më tej një taksistë tjetër.
Të revoltuar, protestuesit janë përplasur me Policinë Bashkiake teksa kanë kërkuar të takojnë kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, por sipas tyre nuk janë lejuar nga shërbimi i sigurisë.
Shërbimi taksi në Sarandë shoqërohet thuajse çdo sezon veror me debate dhe përplasje, jo vetëm mes operatorëve të këtij sektori, por edhe me institucionet përgjegjëse për administrimin e aktivitetit.
“Krimi i organizuar po sofistikohet”, Hita: Përmes metodologjisë së Europolit po analizojmë grupet kriminale
Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës
Studimi: Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe më të mira për zemrën
- 18:53 Paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë, BE synon sërish Patriarkun Kirill
- 18:47 “Krimi i organizuar po sofistikohet”, Hita: Përmes metodologjisë së Europolit po analizojmë grupet kriminale
- 18:43 Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës
- 18:30 Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajmërimit iranian për të ndaluar sulmet
- 18:22 BE propozon paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë. Synohet nafta, flota në hije dhe ushtarët
- 18:18 Administrata Tatimore rihap procesin, prindërit e refuzuar për shpenzimet e arsimit mund të riaplikojnë në DIVA