Taktika e Lapajt për të rritur pëlqyeshmërinë/ Luarasi: Luajti me figurat e…

8 Mars 2024 | 21:08

Pedagogia Iris Luarasi tha në “Barometri” në Euronews Albania se politikanët e rinj po nisin të pëlqehen pasi qytetarët janë mërzitur nga pushteti i Partisë Socialiste dhe nga Partia Demokratike e bërë copë.

Ajo tha se mes liderëve të rinj, Adriatik Lapaj, Arlind Qorit dhe Endri Shabani, lapaj ka pasur taktika më inteligjente se dy të tjerët.

“Për mua Adriatik Lapaj ka pasur shumë më tepër mundësi për prezencë në media. Gjithashtu ai bëri një gjë shumë inteligjente duke marrë disa njerëz që janë figura popullore në Shqipëri.

Po të më pyesësh kë ka nga mbrapa Arlind Qori, unë vështirë të ta them. Binaj iku por ishte një personazh plotësisht pozitiv për publikun shqiptar, jo vetëm për inteligjencën e tij dhe humorin, por ai krijoi dy a tre protesta dhe mblodhi njerëz.

Për mua zoti Lapaj luajti me figura publike dhe që njerëzit i donin. Mori një mjek shumë të njohur Tritan Kalon, por edhe figura të tjera. Përveç paraqitjes në panele televizive, kishte edhe një enturazh të vetin”,-tha Luarasi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025