Talat Xhaferi kryeministër i RMV, Mulaj: Fitore! Pse është i rëndësishëm precedenti

29 Janar 2024 | 21:40

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut është një fitore e madhe për shqiptarët.

Komentet Mulaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se është i rëndësishëm precedenti që vendoset me vendosjen e Xhaferit në këtë post.

Mulaj mori si shembull edhe zgjedhjen e Dritan Abazoviç pak kohë më parë si kryeministër i Malit të Zi, i cili sipas saj, theu një tabu në atë vend.

Sipas saj, gjatë këtyre 22 viteve shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë fituar shumë, derisa kanë mbërritur në këtë pikë që kanë thuajse gjysmën e qeverisë.

“Për mua nuk është fare fitore simbolike, është një fitore e madhe, sepse vërtet nuk qeverisin shqiptarët, sepse nuk mund të qeverisin shqiptarët 29 % një vend që ka mbi 60 % maqedonas. Por prapë ke gjysmën e qeverisë dhe të arrish në 22 vite nga kur ti ke qenë në një luftë, UÇK, ku Ali Ahmeti ka qenë udhëheqës i luftës dhe Talat Xhaferri një nga komandantët e luftës, kishe zv.kryeministrin e parë dhe sot ke kryeministrin e parë shqiptar.

Pavarësisht se janë 100 ditë, ai do të mbetet në historinë e Maqedonisë si kryeministri i parë. Është i rëndësishëm edhe precedenti.

Në Malin e Zi kishim një kryeministër shqiptar Dritan Abazoviç, edhe atëherë ai u zgjodh si u zgjodh se ishte minorancë. Por shënoi një precedentë të rëndësishëm, sepse sot ke një zv.kryeministër shqiptar. Pra në Maqedoninë e Veriut tani përshtypje bën vetëm presidenti, nëse do të vijë koha të ketë një president shqiptar”, tha Mulaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026