Tanku rus shtyp makinën në Kiev, i moshuari shpëton mrekullisht

25 Shkurt 2022 | 17:38

Një tank i ushtrisë ruse është filmuar duke përplasur një makinë civile në rrugët e Kievit.

Nga incidenti, i regjistruar nga disa persona nga shtëpitë e tyre, shoferi ka shpëtuar për mrekulli.

Ndërsa tanku po lëvizte në drejtim të kundër me makinën, papritur ndryshoi drejtim duke i kaluar përsipër.

Në sfond dëgjohen të shtëna me armë ndërsa tanku i hipën makinës sipër.

U desh ndërhyrja e disa personave që të bënin të mundur daljen e shoferit nga makina e shtypur.

Ende nuk është e qartë arsyeja e këtij incidenti, ndërsa pak metra  më tutje një tjetër mjet ushtarak rus ishte përfshirë në një tjetër incident.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024