“Tapë” në timon, punonjësi i policisë përplas tre automjete, arrestohet
Një punonjës i policisë është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër), pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
I arrestuari është shtetasi S. Gj., me detyrë shofer pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Akademia e Sigurisë, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Sipas njoftimit zyrtar të AMP, ngjarja ndodhi rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ku shtetasi S. Gj. duke drejtuar një automjet tip ambulancë, “Volksëagen”, humbi kontrollin dhe u përplas me tre automjete të parkuara anash rrugës, duke shkaktuar dëme materiale.
Pas verifikimit nga shërbimet përkatëse, punopnjësi i policisë rezultoi në gjendje të dehur, me një vlerë të alkoolit në gjak 1.16 mg/l.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov