Targat serbe, Haxhiu: Albin Kurti ka punuar kundër vetes së vet. Bushati: Edhe humbja do e nxjerrë të fituar
Analisti Baton Haxhiu e cilësoi vendimin e Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë diçka që shkon përtej fuqisë së shtetit të Kosovës dhe atij vetë për ta përballuar. Kurti sipas tij, me këtë vendim ka punuar kundër vetes
“Halli është tek fuqia e shtetit të Kosovës dhe Albin Kurtit. Nëse kryeministri ka llogaritur se në çfardo përplasje me Serbinë dhe Veriun njësia jonë speciale është e pafuqishme ta ruajë krenarinë e vet dhe shtetit tonë atëherë fatkeqësisht Albin Kurti ka punuar kundër vetes”, tha analisti Haxhiu.
Për analistin Andi Bushati në këtë rast edhe humbja hipotetike e nxjerr të fituar Albin Kurtin. Sipas tij, teoria që duhet lënë Serbia të bëjë ç’të dojë që Kosova të mos dalë si e dobët ka bërë që Serbia vetëm të fitojë privilegje.
“Nëse qeveria e Kosovës nuk ka fuqi të tregojë dhëmbët duket si humbje për Kosovë, por logjika e kundërt është ajo që kemi parë; ta lëmë Serbinë të bëjë ç’të dojë nga frika mos dalim të dobët, ndërkohë që Serbia ka fituar. Në këtë rast edhe humbja hipotetike e nxjerr të fituar Kurtin. Duke bërë vogëlushin e evropianeve dhe kokulur me serbët Kosova vetëm ka bërë hapa prapa dhe ka humbur”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion