Tarifa Low Cost, kreu i Wizz Air: Rezervo për të përfituar çmime më të ulëta

20 Prill 2022 | 21:30

Jefzos Varandi, CEO i kompanisë Wizz Air, deklaroi për emisionin “Now me Erla Mëhillin” se qytetarët duhet të rezervojnë sa më parë për të përfituar çmime të ulëta.

“Operojmë me 9 avionë këtë verë, do ta shikojmë zgjerimin më tej duke sjellë më shumë avionë, duke punësuar më shumë njerëz, duke hapur destinacione të reja, nga Tirana, nga Kukësi që fillon dhe jemi shumë të gëzuar për këtë mundësi. Do të shikojmë edhe zonën  kufitare me Greqinë, kjo mund te jetë një operacion sezonal për verën. Ne shikojmë që të investojmë më tepër në Shqipëri. Do të ketë më shumë çmime të ulëta në treg”, u shpreh ai.

Jefzos Varandi nënvizoi se pas ndryshimit të drejtuesve të Aeroportit të Tiranës, ka pasur më shumë bashkëpunim dhe sukses mes palëve.

“Në bazë të përvojës time që me ndryshimin e të klasës drejtuese, mendoj që marrdhëniet tona janë bërë shumë komerciale me natyrë biznesi. Është një përfitim shumë i madh për të gjithë”, tha ai.

Sa i përket aeroportit të Kukësit ai tha se do ecë shumë mirë dhe do të investohet në të ardhmen edhe për aeroporte të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026