Tatimet: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

24 Prill 2024 | 14:17

Administrata Tatimore ka njoftuar këtë të mërkurë se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023.

“Duke qenë se viti 2024 është viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, këstet bazohen mbi deklarimin e fitimit të vitit 2023, deklarimi për të cilat kryhet sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër për “Tatimin mbi të Ardhurat”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

DPT sqaron se nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024.

“Theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025. Kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara.

Nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024. Kështu që, sikurse e përcakton edhe Ligji këstet paraprake do të llogariten mbi fitimin e vitit paraardhës”, njoftojnë Tatimet.

DPT këshillon çdo tatimpagues, që pretendon se kësti paraprak i vitit 2024 është shumë i lartë apo në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, t’i drejtohet me kërkesë për rishikim të kësteve Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, e cila do të shqyrtojë me prioritet çdo kërkesë për këtë qëllim, për tatim të drejtë sipas ligjit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:26 | 16/07/2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

Sektori bankar ka regjistruar një rënie të fitimit gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa kreditimi dhe depozitat vijuan të zgjerohen. Të dhënat e...
21:46 | 15/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026