English

FMN: Të futet në skemën e tatimit pasuria e pajustifikuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandon administratës tatimore që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

- Advertisement -

FMN thotë se duhet të vendosen përpara përgjegjësisë personat që kanë të ardhura të konsiderueshme, por shmangin pagesën e taksave dhe nuk justifikojnë pasurinë.

Në 5 prioritet kyçe që Fondi i ka lënë qeverisë në mbyllje të vizitës në Shqipëri është reduktimi i informalitetit në sektorin e ndërtimit, reduktimin e cash-it, taksimin e pasurisë, luftën ndaj informalitetit në tregun e punës dhe forcimin e kapaciteteve të administratës fiskale.

“Shmangia e taksave, sidomos tatimi mbi vlerën e shtuar në sektorin e ndërtimit është shumë i madh dhe ka probleme. Vendosni TVSH në të gjithë zinxhirin e kontraktorëve dhe shmangni skemat e mashtrimit me këtë taksë”, thotë FMN.

Edhe pse në vitet e fundit administratat fiskale kanë bërë përmirësime, FMN thotë se Drejtoria e Tatimeve përdor modele kontrolli të vjetra dhe ka ardhur koha që të jetë e pavarur nga qeveria. Nga ana tjetër,  Doganat duhet të ulin numrin e bizneseve që sinjalizojnë me risk për kontroll.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×