Taulant Balla: Kemi nisur konsultimet për zgjedhjen e presidentit

28 Mars 2022 | 11:42

Taulant Balla tha se procesi i zgjedhjes së presidentit kërkon konsultime dhe si i tillë, brenda Partisë Socialiste konsultimet kanë nisur.

PS është udhëheqëse e këtij procesi për shkak se ka shumicën e votave. Bashkë me Ballën do të jetë dhe Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri si të mandatuar nga grupi parlamentar.

Ai kujtoi seancën e Kuvendit më 31 mars dhe tha se në mbledhjen e sotme u diskutuan paraprakisht të gjitha çështjet e rendit të ditës.

Mëngjesin e të hënës në kryesinë e Kuvendit u zhvillua mbledhja e grupit të Partisë Socialiste.

Pjesë e këtij takimi ishte dhe kryeministri Rama.

Mbledhja e grupit është e përjavshme. Aty diskutohet për seancën plenare të kaluar dhe atë që do pasojë. Sidoqoftë, prezenca e Ramës mund të nënkuptojë ndryshimet në qeveri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026