“Të afrojmë gratë dhe votuesin gri”, Berisha: Kandidatët dalin brenda tetorit
Afrimi i grave dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile janë dy drejtimet në të cilat partia demokratike do duhet të përmirësohet. kështu deklaroi këtë të diele Sali Berisha gjatë takimi, ku theksoi se pa përmirësime të mëtejshme partia demokratike nuk mund të fitojë.
“Nuk mjafton për të fituar ne, nga ne kërkohen ndryshime të thella, dhe një nga ndryshimet më të thella që mund të shënojmë ne është ridimensionimi i rolit të gruas, angazhimi i atyre që mund të marrin vota më shumë se sa ne. Në komunitet është mençuri.”- tha ai.
Duke kërkuar një rritje të aktivitetit në rrjetet sociale nga aktivistët e partisë demokratike, Sali Berisha tregoi edhe datën e kur pritet të dalin e emrat e kandidatëve të opozitës që do të garojnë në primare.
“Përpjekje të mëdha që të mbyllen gjatë muajit tetor, të paktën kjo për bashki të mëdha” – tha Berisha.
Gjatë kësaj konference kryedemokrati iu bëri thirrje grave që të marrin pjesë në primare dhe të garojnë që të jenë kandidate të opozitës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues