Të ardhurat e euro-deputetëve, TI: 74% bëjnë punë të tjera në konflikt interesi
Tre çereku i euro-deputetëve bëjnë një jetë të dyfishtë. Sipas një analize të publikuar të enjten nga Transparency International, 74 për qind e ligjvënësve bëjnë punë të tjera, duke siguruar të ardhura shtesë.
“Në total, nga aktivitetet fitimprurëse ne kemi konstatuar 6.3 milionë euro, shifër që mund të konsiderohet thelbësore. Gjithashtu kemi gjetur deri në 14 euro-deputetë që fitojnë më shumë nga aktivitetet e tjera sesa paga si ligjvënës”, deklaroi Raphaël Kergueno, Transparency International:
Anëtarë të Parlamentit nga e djathta dhe qendra ka gjasa të kenë më shumë punë dytësore sesa kolegët e së majtës. Ata gjermanë, rumunë dhe francezë deklarojnë të ardhurat më të larta.
Nga 1.700 aktivitete të renditura, shumica përfshijnë pjesëmarrje në kompani apo OJQ. Ndonjëherë, euro-ligjvënësit kryejnë aktivitete të lidhura me kompani ligjore apo këshilluese. Për Transparency International, kjo përbën konflikt interesi.
“Ne duhet t’i ndalojmë të gjitha aktivitetet që mund të kenë impakt tek politikat publike evropiane, apo që mund të preken nga politikat evropiane. Kjo është mënyra e vetme për parandalimin e konfliktit të interesit. Deklaratat duhet gjithashtu të jenë të verifikueshme nga Parlamenti Evropian, ose nga një strukturë e jashtme, që të kontrollojë në mënyrë të pavarur administratën”, deklaroi Kergueno
Aktivitetet paralele nuk janë ilegale dhe ligjvënësit theksojnë se ato janë të nevojshme për ruajtjen e lidhjeve me realitetin jashtë sallës së Parlamentit. Gjithashtu, ata thonë se nuk ka konflikt interesi me detyrën e tyre të përditshme.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!