Të ardhurat nga shitja e Chelsea do të shkojnë për bamirësi në Ukrainë
Zyra e Zbatimit të Sanksioneve Financiare në Mbretërinë e Bashkuar, (OFSI) bëri me dije se 2,35 miliardë dollarët që u siguruan nga shitja e klubit të Chelsea, do të shkojnë për bamirësi për njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë.
Zëvendësdrejtori i OFSI, Christopher Watts u tha deputetëve se paratë aktualisht ishin të ngrira në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Sky News.
“Duhej të kuptonim kush ishin blerësit, ku po shkonin paratë, të siguroheshim absolutisht që asnjë prej tyre të mos ishte në gjendje të afrohej me një person të caktuar, çfarë do të ishin të ardhurat neto që do të shkonin për bamirësi. Paratë janë depozituar në një llogari në Mbretërinë e Bashkuar në pritje të lëvizjes për qëllime bamirësie”, u shpreh ai.
Klubi i Stamford Bridge u shit pasi Roman Abramovich u sanksionua si pjesë e përpjekjeve të Mbretërisë së Bashkuar për të synuar oligarkët rusë dhe për të izoluar presidentin Vladimir Putin.
Todd Boehly dhe Clearlake Capital blenë klubin, por mbikëqyrësi i sanksioneve duhej të sigurohej që Abramovich ose ndonjë individ tjetër i sanksionuar të mos përfitonte nga shitja.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë