Të blinduara nga kamerat, lagjet në survejim të grupeve kriminale në Tiranë-Elbasan
Në ditën e dytë të operacionit për çmontimin e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të kundraligjshme në Tiranë janë sekuestruar 65 kamera të tjera duke e çuar numrin total në 220.
Nën hetim policia ka vënë 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Ky operacion ishte i fokusuar në rrugën pranë zonës rezidenciale Lundër dhe Farkë, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani” dhe “Ali Kelmendi”.
Ndërsa në qarkun e Elbasanit në kuadër të operacionit ‘Fijet’ Policia ka sekuestruar 37 kamera.
Në Elbasan operacioni u zhvillua në lagjet “5 Maji”, “Sul Paprri”, “Syrja Dylgjeri” dhe “Çlirimi”.
Në Gramsh u sekuestruan 4 kamera, ndërsa në Peqin 5 të tjera.
Për vendosjen e tyre policia ka vënë nën hetim 10 shtetas. Numri total i kamerave të sekuestruar deri më tani ka shkuar në 451.
LEXONI GJITHASHTU
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)