Të bllokuar në Aeroportin e Zyrihut, pasagjerët shqiptarë apel në Euronews Albania: Duam ndihmë!
Të paktën 150 pasagjerë, mes të cilëve edhe shqiptarë, kanë kaluar natën të bllokuar në Aeroportin Zyrihut në Zvicër.
Sipas informacioneve që u kanë dhënë pasagjerëve aty, pala shqiptare nuk ka miratuar uljen e këtij avioni në pistën e Rinasit. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me pasagjerët, të cilët kërkuan ndihmë të shpejtë nga shteti shqiptar.
Pasagjerja Alba Brojka u shpreh se kanë kaluar natën duke fjetur në dysheme apo karriget e aeroportit.
“Nata ka qenë e vështirë, sidomos për personat që kanë probleme shëndetësore. Është pak ironike sepse çdo gjysmë ore kemi njoftim nga autoritetet e aeroportit për të mbajtur distancë dhe maskë, ndërkohë që na kanë lënë natën me disa dyshekë të improvizuar, që të flemë në dyshemenë e aeroportit apo në karriget e aeroportit. Ndër pasagjerët ka persona të moshuar, të cilët kanë problemet shëndetësore, janë me zëmër dhe nuk ka pasur asistencë shëndetësore. Ka persona që kanë edhe fëmijë të vegjël dhe që kanë udhëtuar nga SHBA”, tha ajo.
Ajo shtoi më tej se kompania ka njoftuar pasagjerët se fluturimi drejt Shqipërisë është anuluar, ndërsa iu është kërkuar atyre të kthehen andej nga janë nisur.
“Pasagjerët vijnë nga vende të ndryshme, SHBA, Zvicra, Belgjikë. Destinacioni ishte Tirana dhe për tre orë nuk kemi pasur lajmërim nga kompania, por në darkë na është bërë një komunikim që fluturimi është anuluar dhe po mendohen zgjidhje. Një ndër sugjerimet ka qenë që pasagjerët të kthehen nga vendet nga janë nisur.
Nga insistimi që kemi bërë dje me kompaninë, ata kanë thënë se kanë pasur leje nga autoritetet shqiptare për t’u ulur në Tiranë. Kemi kërkuar një e-mail apo shkresë nëse informacioni është zyrtar, por kjo gjë thanë se nuk është e mundur pasi kjo i takon kompanisë”, shtoi ajo.
Një tjetër shqiptar u shpreh se kanë komunikuar edhe me kryeministrin Rama, por se nuk kanë marrë ende një përgjigje për shqetësimin e tyre.
“Kemi kontaktuar me Edi Ramën mbrëmë dhe na ka mbyllur telefonin. Jemi me fëmijë të vegjël, kemi ngelur rrugëve, 150 veta kanë ngelur në tokë. Të gjithë kanë ngelur përtokë, ka të sëmurë. Problemi është se nuk të jep njeri zgjidhje. Këtu nuk ka as bukë për të ngrënë. I kërkojmë shtetit shqiptar ndihmë. Duam të shkojmë në Shqipëri dhe të na japin zgjidhje”, tha një pasagjer.
Ata i thanë Euronews Albania se po përgatiten të ngrenë një padi ndaj kompanisë për dëmin që iu ka shkaktuar.
“Qytetarë kanë të njëjtin mendim që të kthehen në Shqipëri. Jemi në mendimin se ne do bëjmë një padi për kompaninë për dëmin emocional dhe ekonomik që iu është shkaktuar pasagjerëve”, shtoi Brojka.
Lexoni gjithashtu:
150 pasagjerë kalojnë natën në Aeroportin e Zyrihut, mes tyre edhe shqiptarë
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur