“Të dorëhiqet, të hetohet”, Meta për akuzat e Berishës: Lexonte ato që thoshte Basha

Ilir Meta
27 Shkurt 2023 | 21:15

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha, sot aleat në opozitë, i bëri në vitin 2015 për aferën CEZ-DIA, ku kërkonte dorëheqjen dhe hetimin e tij.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta u shpreh se Berisha lexonte atë çfarë i kishte thënë ish-kryedemokrati, Lulzim Basha.

Sipas Metës, kryeministri Edi Rama kishte stisur një deklaratë dhe përdori Bashën për ta shfaqur në publik.

“E ka trumbetuar sepse ka dëgjuar se çfarë i ka thënë Luli në atë kohë, sepse në atë kohë, këtë histori, Rama e stisi në publik përmes Lulit. I kishte thënë Lulit të lexonte një deklaratë, bazuar në një shkrim spekulativ të BIRN-it, i cili spekulonte emrin që kishte dalë një ish-kryeministër që e kishte përfituar nga kjo kompania transferta, i cili ishte një emër tjetër që dilte nga procesi dhe nga letrat, u përpoqën ta lidhnin me emrin tim”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026