Të dyshuar për përfshirje në një vrasje në Dibër, arrestohen dy vëllezër
Policia këtë të hënë ka vënë në pranga dy vëllezër pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018, ngjarje kjo e ndodhur në qarkun Dibrës.
Në kudër të operacionit të koduar “Twins”, në pranga kanë rënë vëllezërit K. K., 39 vjeç, dhe K. K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, ku në shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri, 2 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 armë e ftohtë, thikë, 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.
Njoftimi i policisë:
“Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, kapen dhe arrestohen 2 vëllezër.
Gjatë operacionit, sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, thikë, maskë etj.
Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, bazuar në hetimet e kryera për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, ka siguruar prova se dy prej shtetasve të dyshuar të përfshirë në vrasje, strehoheshin në Gjirokastër.
Bazuar në këtë informacion, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të operacionit “Twins”, kanë arrestuar në Gjirokastër shtetasit:
K. K., 39 vjeç, dhe K. K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër (vëllezër).
Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve, iu gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri,(2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Dibër vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid