Të gjithë sytë te Kherson, zhvillimet e kundërofensivës nga Ukraina
Ushtria ukrainase nisi një kundërofensivë në jug të vendit, me synimin për të rimarrë kontrollin e Khersonit, një nga qytetet e para dhe më të mëdha ku Rusia vendosi sundimin e saj që nga fillimi i pushtimit.
Qëllimi, siç njoftuan autoritetet ukrainase, është kthimi i ushtrisë ruse në anën tjetër të lumit Dnieper, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i konfirmoi këto synime në fjalimin e tij të fundit.
Komanda Jugore e Ukrainës njoftoi se trupat e saj nisën aksione sulmuese në disa drejtime dhe Zelensky theksoi se “ushtria ukrainase do t’i ndjekë trupat ruse deri në kufi”. Gjithashtu, një nga këshilltarët e tij tha se “ka filluar faza tjetër e kundërofensivës, në të cilën janë nisur sulme në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës ushtarake dhe logjistikës ruse”, dhe kabineti njoftoi herët në mëngjes se “luftimet po vazhdojnë pothuajse në të gjithë territorin e Khersonit”.
Shpërthime dhe të shtëna armësh u dëgjuan për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin rajonal të kësaj zone, ndërsa më herët u tha se shpërthime mund të dëgjoheshin edhe në Nova Kahovka, afërsisht 55 kilometra larg, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, duke deklaruar se qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe ujë gjatë natës.
Zëdhënësi i komandës operacionale ukrainase njoftoi mëngjesin e sotëm se u shkatërruan 13 qendra ushtarake ruse në jug të vendit, si dhe tre depo municionesh dhe një kalim mbi Dnieper. Besohet se armët shumë të sofistikuara që Kievi mori nga aleatët perëndimorë, përfshirë sistemet raketore HIMARS të dërguara në Ukrainë nga Uashingtoni, luajtën një rol kyç në këtë zhvillim.
Këto sisteme mund të godasin objektivat në një distancë prej 80 kilometrash, gjë që rriti në masë të madhe aftësinë e ushtrisë ukrainase për të synuar shumë prapa vijës së parë të mbrojtjes së armikut, raporton FT.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë