“Të hetohen paratë”, Celibashi: Financimet e huaja mos të kenë ndikim në Shqipëri

15 Shtator 2022 | 13:31

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje lidhur me takimin që zhvilloi sot me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe përfaqësuesit politikë.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se nga SHBA, u përcoll shqetësimi për financimet e huaja te partitë politike, në mënyrë që paratë që merren nga shtete të tjera të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

“Nga Kim u përcoll shqetësimi i SHBA në lidhje me financimet e huaja në partitë politike. Nën dritën e informacioneve që ato zotërojnë përcollën shqetësimet te partitë politike në mënyrë që ata të rrisin vëmendjen në mënyrë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.”- tha ai.

Më tej, Celibashi theksoi se KQZ dhe institucionet e tjera duhet të hetojnë sasitë e parave që marrin partitë politike.

“Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, në mënyrë që KQZ dhe institucione të tjera të hetojnë më thellë në lidhje me sasitë e parave që marrin partitë politike, nga i marrin ato paratë dhe si i përdorin.”- shprehet ai.

Takimi i përfaqësuesve të partive politike me Yuri Kim në ambientet e KQZ-së, vjen një ditë pasi në mediat e huaja qarkulloi lajmi se sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka financuar me 500 mijë dollarë Partinë Demokratike në vitin 2017.

Për këtë çështje, reagoi ditën e djeshme Lulzim Basha, i cili ishte kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2017. Ai theksoi se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026