“Të hiqen postblloqet e policisë”, Gështenja: Propozimet e opozitës për kodin rrugor

21 Dhjetor 2022 | 11:16

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja ka folur për paketën e propozuar nga opozita për ndryshimet në kodin rrugor.

Në një intervistë për Euroneës Albania ai tha se ndryshimi kryesor është heqja e postblloqeve të policisë në akset kombëtare dhe në zonat urbane.

Më tej ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në botë që vazhdojnë të ndjekin modelin e vjetër në rrugë.

“Prej muajsh është punuar për një paketë ndryshimesh ku secila palë opozita dhe mazhoranca kanë përgatitur propozime për ndryshime në kodin rrugor. Ndryshimet kryesore që ne kemi propozuar unë bashkë me dy kolegët e mi, konsistojnë në 5-6 ndryshime kryesore, si heqja e postblloqeve të policisë në akset kombëtare dhe zonat urbane, pasi jemi i vetmi vend në rajon që vazhdojmë me këtë model të vjetër që nuk duhet të përdoret më. Është turp për këtë qeveri që që 10 vjet vazhdojnë me këtë model”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026