Voskopoja e mbipopulluar nga turistët e huaj, pëlqejnë kishat dhe ushqimin
Fshati turistik i Voskopojës është mbipopulluar nga turistët vendas e të huaj.
Rrugicat me kalldrëm, natyra e mrekullueshme, qetësia dhe ushqimi tradicional bën që ky fshat të jetë një nga më të frekuentuarit në juglindje.
Vizitorët tregojnë se zgjidhin Voskopojën për historinë që ajo mbart, kishat e vjetra dhe për ushqimet tejet të lira.
“Vij nga jugu i Francës, ne kemi vizituar gjithë Shqipërinë dhe arritëm në Voskopojë sepse është një vend që nuk duhet humbur, me pëlqejnë kishat e vjetra dhe kultura juaj”, thotë një turiste.
“Vijmë nga Amsterdami, Holanda, erdhëm në Voskopojë, ka qenë qytet i rëndësishëm dikur sot jo më. Ka gjëra shumë interesante për t’u parë si Shën Gjergji”, shprehet një tjetër.
Njëri nga pronarët e bujtinave në këtë fshat tregon se këtë vit numri i vizitorëve ka qenë i lartë, ndërkohë që më së shumti, interes ka nga të huajt.
“Mund të them që vijnë turistë të organizuar në grupe, nga agjenci turistike, këtë vit ka qenë kërkesa e lartë nga turistët e huaj. Ata e pëlqejnë Voskopojën, vijnë për dy arsye, e para kulturore historike, ka qenë qytete me histori shumë të madhe, i dyti pas Kostandinopojës, shohim kishat, arkitekturat. Vijnë edhe për hiking, vizitojnë disa shtigje, pamje panoramike dhe kulturore”, thotë Kodhel Zere, pronar bujtine,
Gjatë fundjavave të muajit gusht, të gjesh një dhomë të lirë në Voskopojë, do të thotë të jesh me fat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Orikumi pastër dhe lirë, turizmi familjar favorizohet nga çmimet
- Turizmin e dominojnë shqiptarët, në qershor u shfrytëzuan 22.9% e kapaciteteve
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij