Të huajt zgjedhin Korçën, të interesuar për historinë, kulturën dhe vallet shqiptare

17 Gusht 2024 | 14:53

Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera Korçën dhe gjithë juglindjen e kanë vizituar turistë të shumtë të ardhur kryesisht nga Europa Veriore dhe vende të tjera të botës, të cilët kanë qenë të interesuar për historinë e trashëgimisë së kulturës e shumë më tepër për arkeologjinë.

Këtë vit turistët kanë shfaqur interes të shtuar për vallet tradicionale shqiptare, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, ndaj e për këtë kanë zgjedhur Korçën pasi vallet e kësaj treve edhe për ta janë interesante

“Unë vij nga Franca, nga Parisi. Jam për herë të dytë në Shqipëri e vij posaçërisht vetëm për të mësuar vallet tradicionale. Është shumë kënaqësi të vish këtu e të çlodhesh me muzikën tuaj”, thotë një turiste.

“Është hera e parë në Shqipëri, kam parë me pare ne Greqi por jo në vendin tuaj. Vij nga Australia, sa bukur kërceni ju shqiptaret, të rinjtë tuaj kaq energjike. Nuk kisha kërcyer asnjëherë valle shqiptare dhe rashe në dashuri me to”, shprehet një tjetër.

Në këtë sezon turistik më shumë se 10 grupe turistësh të huaj kanë qëndruar për disa ditë pranë qendrës së artit dhe inovacionit, aty ku koreografi i njohur korçar Bardhi Pojani u ka mësuar vallet tradicionale të juglindjes së vendit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026