Të humbur prej disa orësh në zonën malore të Polisit, nisin kërkimet për dy turistët gjermanë

9 Qershor 2026 | 13:31

Dy turistë gjermanë raportohen të humbur prej rreth 48 orësh në zonën malore të Polisit, në Bashkinë e Librazhdit. Sipas informacioneve paraprake ata kishin nisur një ekspeditë në Malësinë e Polisit, por që prej dy ditësh guida që i shoqëronte ka humbur kontaktet me ta.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit ka nisur një operacion kërkimi në terren në të cilin po marrin pjesë efektivë policie, ekipe të emergjencave civile si dhe banorë vendas që e njohin mirë zonën.

Burime bëjnë me dije se zona ku mendohet se ndodhen turistët është shumë e vështirë për t’u arritur dhe nuk ka sinjal celular e deri tani nuk është mundur të vendoset asnjë lidhje me ta, as të identifikohet ndonjë gjurmë nga pajisjet GPS që mund të kenë pasur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026