Vetingu i politikanëve hapi i parë i dekomunistizimit, thotë Hasimja
Nxjerrja jashtë loje e njerëzve që kanë pasur një rol në kohën e komunizmit është hapi i parë dhe më i shpejtë drejt dekomunistizimit.
Kështu tha pedagogu Ermal Hasimja në emisionin ‘Sot’, ku theksoi se largimi i këtyre njerëzve nga hapësirat publike është urgjent për nxjerrjen e komunizmit nga mendja e shqiptarëve.
“Sot duhet t’u tregojmë njerëzve me emër me mbiemër se kush ishin këta njerëz që ishin shtylla e regjimit dhe të bëjmë analizën ku është problemi i diktaturës, që nuk janë vetëm vrasjet dhe e burgosjet. Duhet vetingu, të mos shohim më në radhët e para të politikës njerëz që i kanë shërbyer regjimit, si Ruçi apo Gjinushi. Dhe të kuptohet çfarë ka ndodhur në Shqipëri, pasi ende 20-vjeçarët s’e dinë çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Njerëzit që kanë pasur një rol në atë kohë duhen nxjerrë nga hapësiar publike”, tha Hasimja.
Ai kërkoi rishkrimin e teksteve të historisë, të parregulluar që nga koha e komunizmit.
“Jemi duke e trajtuar komunizmin si një regjim shumë normal ndryshe nga çfarë ka bërë Gjermania. Ne kemi dështuat totalisht tek të treguarit e komunizmit tek brezat e rinj; sot të rinjtë dinë që në komunizëm ishim pak të varfër, por të gjithë ishim të barabartë e të lumtur”, u shpreh Hasimja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha firmos ‘dekomunistizimin’, u kërkon ndjesë ish të përndjekurve
- Basha: PD po pastrohet nga mbeturinat e komunizmit
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës