‘Të lindur së prapthi’, Rita Petro vjen në panair me një libër të ri
Një rrëfim autobiografik, nisur nga individualiteti i një autoreje si Rita Petro e cila nuk ka aspak frikë ta konsiderojë veten të lindur së prapthi. Ky është titulli i librit, që shkrimtarja provokuese të cilën deri më tani ishim mësuar ta shihnim në zhanrin e poezisë, sjell në një tjetër zhanër, atë të prozës.
“Në fakt kam shkruar gjithmonë poezi dhe nuk e kam menduar më dukej vetja ndonjëherë sikur nuk dija të rrëfeja, por ky libër ka shumë kohë në fakt në kokën time dhe në fillim e mendoja si poemë. Kur fillova ta shkruaja më erdhi shumë për mbarë në prozë dhe pikërisht poezia më ka ndihmuar që të nxjerr ato mbresa, ato ndjesitë që ne i mbajmë të fshehta brenda vetes t’i ndriçoj edhe ato që ne i mbajmë si sekrete brenda vetes që ne i quajmë si biseda sirtari, por që kam dashur t’i nxjerr në një bashkëbisedim timin me lexuesin”, u shpreh shkrimtarja.
E distancuar nga roli i botueses, Petro sjell për lexuesin përjetimet e një brezi, njëherazi të një vajze që nuk duket se i pëlqente të ishte një peshk që ecte me rrymën.
“Nuk e kam treguar kohën e diktaturës si një kronikë, si një ngjarje, por thjesht si mbresat e një fëmije dhe pikërisht stili i fëmijës më ka ndihmuar për të dhënë sinqeritetin dhe për ta bërë sa më interesante sepse normalisht aty është jeta ime nga fëmijë i vogël deri në maturë”, tregon Petro.
Një libër emocionues, një bashkëbisedim i Ritës me Ritën e vogël. Një takim me absurdet e atëhershme dhe të tanishme në zbulim të vazhdueshëm të vetvetes.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore