Të mbrohen ata që denoncojnë korrupsionin, thotë presidenti i ANAC-ut italian

28 Mars 2022 | 17:29

Personat që denoncojnë rastet e korrupsionit në Shqipëri, duhet të mbrohen nga shteti.

Kështu u shpreh Presidenti i Drejtorisë Anti-korrupsion në Itali, Gioseppe Busia, gjatë një vizite në Tiranë të hënën.

Gjatë vizitës, Busia theksoi se financat publike rrezikohen nga gjykatat e arbitrazhit.

“Të mbrohen ato që denoncojnë korrupsionin ne sistem. Tenderët publikë janë objekt me risk për korrupsion ndaj duhet transparencë. Korrupsioni është çështje kulturore, nisni punën edhe ne shkolla. Nëse duam te luftojmë korrupsionin duhet të bëjmë të qartë që është një dëm i papranueshëm, godet meritën dhe më të dobëtit”, tha Giuseppe Busia.

Në Shqipëri u certifikuan disa inspektorë të rinj kundër korrupsionit. Ata janë asistuar edhe nga Agjencia kombëtare kundër korrupsionit në Itali, presidenti i të cilës tha se lufta duhet të fokusohet në disa drejtime.

Në takim, të pranishëm ishin ndër të tjerë, Gioseppe Busia, Kreu i KLSH-së Arben Shehu dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Arben Shehu tha gjatë takimit se vendimet abuzive të zyrtarëve publikë të ndërlidhura edhe me korrupsionin, mund të sjellin pasoja.

“Kemi evidentuar se ekzistojnë risqe të mundshme që rrezikojnë financat publike dhe që ndikohen nga vendimmarrjet e çështjeve gjyqësore nga gjykatat ndërkombëtare, ato të lidhura me kontratat koncesionare apo efektet e partneritetit publik-privat”, tha Arben Shehu, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ulsi Manja tha se në vetëm 5 muaj drejtoria anti-korrupsion ka kallëzuar dhjetëra zyrtarë në prokurori, por disa prej institucioneve të akuzës nuk i kanë shqyrtuar me përparësi shkeljet e gjetura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026