Të ndalohet muzika në plazhe gjatë ditës, thotë Alket Islami

16 Gusht 2022 | 10:16

Alket Islami nga Shoqata e Aeronautikës thotë se është kundër vendosjes së muzikës në plazhe, sidomos gjatë ditës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Islami u shpreh se njerëzit kanë nevojë për qetësi dhe se gjatë ditës duhet të dominojë atmosfera e natyrës.

Ai theksoi se muzika duhet të jetë në disa vende të caktuara në plazhe dhe me orare.

“Pakënaqësia ime personale, por jo vetëm, edhe e miqve të mi është pjesa e zhurmave. Unë personalisht, nuk jam fare që gjatë ditëve muzika në plazhe të dominojë. Kur ulem në tokë dhe frekuentoj ndonjë plazh, nuk më vjen mirë që shkoj në plazh dhe dëgjoj një zhurmë të paparë.  Ndërkohë që në plazh, njerëzit kanë nevojë për qetësi, dikush lexon ndonjë libër, jo të dominojë muziika, është e tmerrshme, është acaruese, për brezin tim të paktën.

Unë e kuptoj që pjesa e rinisë duhet të argëtohet, por të paktën të jetë me orare deri në një vend të caktuar, por jo në të gjitha plazhet të jetë konstante, sidomos jam kundër jam kundra zhurmave për pjesën e paradites. Paradite duhet të dominojë atmosfera e natyrës, zhurma e detit, por jo muzika, të jetë në sfond gjithmonë”, deklaroi Islami.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026