Të paktën 10 viktima nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza, dhjetëra të plagosur
Izraeli kreu gjatë të premtes një seri sulmesh ajrore në Gaza duke vrarë të paktën 10 persona, duke përfshirë një militant të lartë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Janë këto raportimet nga zyrtarët palestinezë.
Militantët palestinezë lëshuan një breshëri raketash në shenjë hakmarrjeje teksa sirenat e sulmit ajror dëgjoheshin në Izraelin qendror dhe jugor, duke i shtyrë të dyja palët më pranë luftës.
Kryeministri izraelit tha se vendi i tij kishte nisur sulmet bazuar në “kërcënime konkrete”.
“Udhëzimi i marrë nga forcat e sigurisë ishte i qartë: Izraeli nuk do të rrijë duarkryq kur ata përpiqen të dëmtojnë civilët . Kjo qeveri ka një politikë zero tolerance për çdo tentativë sulmi, të çdo lloji, nga Gaza drejt territorit izraelit. Organizatat terroriste nuk do të vendosin axhendën në zonat ngjitur me Rripin e Gazës, ne nuk do të pranojmë asnjë kërcënim për banorët. Izraeli nuk është i interesuar për një fushatë të gjerë në Gaza, por as a ka frikë prej saj”, u shpreh ai.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një vajzë 5-vjeçare dhe një grua 23-vjeçare ishin në mesin e të vrarëve në Gaza, pa bërë dallimin mes viktimave civile dhe militanteve. Ushtria izraelite tha se vlerësimet e hershme raportonin për 15 luftëtarë të vrarë.
Xhihadi Islamik tha se Taiseer al-Jabari, komandanti për Gazën veriore, ishte në mesin e të vrarëve. Izraeli beri me dije se kishte në shënjestër grupin militant në përgjigje të një “kërcënimi të afërt” pas arrestimit të një tjetër anëtari të lartë në Bregun Perëndimor.
Një zëdhënës ushtarak izraelit, i cili informoi gazetarët në kushte anonimiteti, tha se al-Jabari ishte shënjestruar qëllimisht dhe kishte qenë përgjegjës për “sulme të shumta” ndaj Izraelit.
LEXONI GJITHASHTU
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit