Të paktën 99 viktima nga zjarri në Hawaii, qindra të zhdukur 

15 Gusht 2023 | 08:59

Të paktën 99 persona kanë vdekur në zjarrin në Hawaii, tha guvernatori Josh Green, duke shtuar se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë. Ky është zjarri më vdekjeprurës në SHBA në 100 vitet e fundit, raportoi Guardian.

Qindra njerëz janë ende të zhdukur ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët dhe ekipet e shpëtimit kërkojnë nëpër mbetjet e djegura të qytetit historik të Lahaina.

Green tha se shkalla e dëmit të zjarrit ishte “e pabesueshme”. Zjarri shkatërroi pothuajse të gjitha ndërtesat në qytetin me 13 mijë banorë. Me më shumë se 2,700 struktura të dëmtuara ose të shkatërruara dhe më shumë se 2,100 hektarë tokë të djegur, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave vlerësoi koston e rindërtimit të Lahaina në 5.5 miliardë dollarë.

Banorët e Lahaina lejohen të kthehen në qytet. Green i tha CBS se zyrtarët presin të gjejnë midis 10 dhe 20 njerëz në ditë gjatë javës së ardhshme.

Ndërsa shërbimi i telefonisë celulare po rikthehet ngadalë, numri i të zhdukurve ka rënë në rreth 1,300 nga më shumë se 2,000, vuri në dukje Green. Ky është zjarri më vdekjeprurës që nga viti 1918, kur 453 njerëz vdiqën në një zjarr në Minesota dhe Wisconsin, sipas Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri (NFPA).

Shkaku i zjarrit është ende nën hetim. Ish-presidenti amerikan Barack Obama, i lindur në Hawaii, u shfaq në një video të dielën duke promovuar përpjekjet për mbledhjen e fondeve për rindërtimin pas zjarreve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026