Të përfituara me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Vlorë sekuestron pasuri me vlerë 5 mln euro
Prokuroria Vlorë ka sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro, të rezultuara të përfiturara me dokumente të falsifikuara. Sipas Prokurorisë, personi i identifikuar me inicialet K.M. kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, sekuestroi pasuri me vlerë 5 milionë euro, të rezultuara të përfiturara me dokumente të falsifikuara.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gërma c) i K.Penal, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.
Për rrjedhojë, me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
– Pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe
– Pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B’, njofton Prokuroria.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse