”Të rinjtë ndryshojnë botën”, Erion Veliaj zhvillon takim me 300 të rinj ekselentë

8 Dhjetor 2020 | 15:34

Në Ditën e Rinisë edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me 300 të rinj ekselentë, për të cilët tha se duhet të angazhohen më shumë dhe ta besojnë se mund të ndryshojnë botën.

“Meqë sot kujtojmë një normalitet të ri, atë të lirisë dhe demokracisë, dua t’u uroj gjithë studentëve jo vetëm të Tiranës, por të gjithë Shqipërisë gëzuar 8  dhjetorin, Ditën e Rinisë, Ditën e  studentëve. Ka ende për të bërë, por që sigurisht  më e mira është përpara”, tha Veliaj.

 Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se të rinjtë nuk duhet të konsiderohen më si e ardhmja, pasi janë e tashmja.

“Ndaj për të gjithë të rinjtë gazuar festën, jeni e tashmja, jo e ardhmja, dhe duhet të flasim gjithmonë e më shumë për të tashmen dhe duhet flasim gjithmonë e më shumë për të tashmen, sepse 30 vite duke folur për të ardhmen, unë besoj se humbasin kohë shumë të çmuar. Sot ka qeveri të tëra që po marrin vendime për të shpallur emergjencë klimatike falë një vajze të vogël 16-vjeçare, e cila me insistimin e saj ndryshoi botën dhe ndryshoi politikat botërore. Kjo është arsyeja, që unë besoj, se çdo i ri mund të ndryshojë botën”, shtoi Veliaj.

Ai tha se nga Tirana, por edhe nga pjesa tjetër e Shqipërisë kanë dalë të rinj, të cilët sot po bëjnë karrierë të spikatuar nëpër botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026