“Te rrapi në Mashkullorë”, kuqezinjtë me këngë e valle në Moldavi

17 Nëntor 2023 | 20:36

Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Arbnor Muja na ka dhuruar emocionet e pas ndeshjes në Moldavi përmes një videoje të drejtpërdrejtë në Instagram.

Djemtë bënë një lojë dinjitoze të cilën e mbyllën me rezultatin 1 me 1 duke mundësuar kalimin në europianin në Gjermani dhe ruajtën gjithashtu kreun e listës me 14 pikë në grupin E.

Këngë e valle kanë shpërthyer teksa djemtë e kombëtares janë në dhomat e zhveshjes.

 

Ishte Cikalleshi ai shënoi në portën kundërshtare në minutën e 25’ me një penallti.

Deri në minutën e 88’ të ndeshjes Shqipëria ishte në avantazh, por pas një harkimi në zonë, Baboglo shënoi golin e barazimit 1-1. 2.5 minuta shtesë nuk ndryshuan asgjë në rezultatin përfundimtar.

Edhe pse barazim, Shqipëria siguroi vendin e saj në Europian, ndërsa ka dhe një ndeshje më Ishujt Faroe, rezultati i së cilës do të shërbejë vetëm për statistikë dhe për të ruajtur kreun e grupit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026