Të rritesh me sportin, 10-vjeçari pjesë e Maratonës së Tiranës prej 4 vitesh
Të rritesh me sport dhe jo me playstation. Kjo është zgjedhja që ka bërë Ruben Hoxha, 10-vjeçari që prej 4 vitesh i është bashkuar Maratonës së Tiranës me vrapimin deri në 10 km.
Ai është pjesë e vrapimeve malore që organizohen herë pas herë në nivel të ndryshme vështirësie.
Dashuria për sportet lindi që në moshë të vogël.
“Dy herë ose tre herë në javë dal me prindërit për vrap nga liqeni, ndërsa 5 herë në javë luaj tenis”, tregoni djali.
Vrapim, çiklizim, hajking janë disa nga sportet që Ruben i ndjek me shumë dëshirë.
Mes të tjerash na tregon për sportin e hajking dhe destinacionet që ka prekur nga afër.
“Ujëvara e Shëngjergjit, bëmë hajking, e ngjitëm dhe u kënaqëm shumë. Hajking është një sport shumë i bukur”, thotë Rubeni.
Edhe pse i vogël në moshe, ai e ka të qartë që sportin nuk do ta braktise në asnjë moment të jetës.
“Sportin s’do e lë kurrë, kur të rritem dua të luaj tenis për qejf, por dua të bëhem diçka që ka lidhje me IT dhe programimin”, shprehet ai.
Prej më shumë se një viti Ruben ndjek tenisin, ndërsa ne e shoqërojmë në kurset që ai zhvillon.
Ai ka arritur të rrëmbejë çmime të rëndësishme në fushën e tenisit.
Tashmë për Rubenin sporti është kthyer në një mënyrë jetës shumë të shëndetshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë