Të sëmurët kardiakë në Korçë, 1 pacient në ditë sëmuret nga zemra përgjatë një viti
Korça është rajoni i parë në shkallë vendi në raport me popullsinë për sa i përket problemeve kardiake. Përgjatë vitit të kaluar ka pasur 312 raste me infarkte akute, shifër kjo shumë e lartë ndërkohë që mbi 1000 persona kanë kërkuar koronare, të cilat janë kryer në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
“Korça mund t’u them se nga të dhënat e analizës vjetore të vitit të fundit kishim 312 infarkte akute, që në raport me numrin e popullsisë i bie një pacient në ditë, është shumë e lartë. Jemi rajoni i parë në Shqipëri për incidencën e sëmundjeve për koronaret, bëhet fjalë vetëm për infarktet akute jo ata të planifikuarit që janë pesëfish më shumë”, thotë Ilda Lera, mjeke kardiologe.
Shifrat e larta të problemeve me zemrën vijnë për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike, lëndëve narkotike, duhanit si dhe mungesës së aktivitetit fizik. Të prekura janë dhe moshat e reja.
“Është pjesa e aktivitetit fizik, pasiviteti, teknologjia ka sjellë mungesën e aktivitetit, përdorimi makinave, kequshqyerja, shtimi i lëndëve narkotike, përdorimi i alkoolit, duhani pa kriter të gjitha këto kanë ndikuar. Pa diskutim, kemi 30-vjeçarë që kanë bërë nga dy tre bajpase”, tregon mjekja.
Gjatë kohëve të fundit ka pasur raste të vdekjes akute, kryesisht në ambiente publike dhe rrugë, përfshi dhe moshat e reja. Rasti i fundit është regjistruar vetëm dy ditë më parë ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pas një arresti kardiak në hyrje të pallatit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë