Të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Tempulli 2”, arrestohen 2 persona në Tiranë

7 Shkurt 2024 | 08:52

Dy shtetas në Tiranë kanë rënë në prangat e Policisë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në Tiranë ka shkuar në 77 numri i shtetasve të ndaluar.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 77 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, menjëherë kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit J. B., 33 vjeç dhe A. N., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026