Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme, ekstradohen 6 persona

25 Prill 2024 | 10:02

Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

2 prej tyre janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia, ndërsa 4 të tjerët janë ekstraduar në Itali dhe në Kosovë.

U ekstraduan në Shqipëri nga Mbretëria e Bashkuar, Donald Hoxha3 4 vjeç. Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 21.01.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në vitin 2009, në Elbasan, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë shtetasin R. R.;

U ekstradua ga Greqia, shtetasi Leodin Rungo, 44 vjeç. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.02.2019, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ndërkohë janë ekstraduar nga Shqipëria në Itali, shtetasit:

Bledar Dushkaj alias Bledar Delia, 39 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos, me vendimin e datës 06.06.2011, e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, gjatë periudhës nëntor 2007-shtator 2008;

Kristjan Uldedaj, 31 vjeç, të cilit Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano, Itali, me vendimin e datës 03.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas, gjatë periudhës 2015-2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar në Itali, 35 kg kokainë dhe 3.4 tonë hashash.

U ekstraduan nga Shqipëria në Kosovë:

Donald Hoxha 2 3 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë opracionit policor të koduar “Arratia”;

Bastri Sadriu, 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022, ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Morinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026