“Të shtëna dhe gurë”, përleshje fizike mes serbëve dhe KFOR-it në Zveçan

29 Maj 2023 | 17:00

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raportoi se KFOR-i ka mundur të shpërndajë protestuesit serbë në Zveçan, megjithatë dhuna vazhdon.

Ai u shpreh se ka pasur të shtëna me armë dhe goditje me sende të forta, ndërsa theksoi se deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

“Kemi parë ushtarët e KFOR-it duke tërhequr zvarrë disa nga kolegët e tyre në momentin kur ka filluar përplasja dhe kur janë hedhur mjetet shpërthyese në drejtim të tyre. Kemi parë me sytë tanë dhe i kemi xhiruar, por për shkak të internetit e kemi të pamundur t’i dërgojmë. I është vënë flaka dhe një makine që me gjasë është e Policisë së Kosovës. Tani situata është pak më e qetë,” – tha Gjoci.

Në Zveçan, vetë kryetari i Listës Serbe ka qenë ai që ka udhëhequr protestuesit të cilët kanë dhunuar dhe ekipet e mediave me çfarë kanë gjetur, nga gurët te shishet e qelqit e te mjetet shpërthyese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026