Të shtëna me armë në Minneapolis, 1 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

12 Janar 2023 | 14:54

Të paktën një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë nga të shtënat që u regjistruan në një parking në Minneapolis mbrëmjen e së mërkurës, tha policia.

“Ky është një hetim shumë aktiv dhe në vazhdim, por ne besojmë se ka të paktën një person i cili është i dyshuar i cili mbetet i lirë në këtë moment”, u tha gazetarëve shefi i policisë së Minneapolis, Brian O’Hara në një konferencë shtypi të mërkurën vonë.

Sipas Departamentit të Policisë në Minneapolis, oficerët ishin në skenën e një përplasjeje me makinë rreth orës 20:20 me kohën lokale kur dëgjuan të shtëna të shumta disa blloqe më tutje në lagjen McKinley të qytetit më të madh të Minesotës.

Burri u transportua në North Memorial Medical Center, ku u rendit në gjendje kritike, ndërsa gruaja u dërgua në Qendrën Mjekësore të Qarkut Hennepin, dhe kjo në gjendje kritike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026

Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nuk pranoi të thoshte nëse ishte dakord me presidentin Donald Trump që Irani duhet të ketë raketa balistike....
11:52 | 25/06/2026

Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u përpoq të qetësonte tensionet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, duke përdorur një...
11:48 | 25/06/2026