Të shtëna me armë, vrasje në Shëngjin

Dhunoi gruan e verbër
19 Prill 2023 | 13:41

Këtë të mërkurë ka pasur të shtëna me armë në Shëngjin.

Si pasojë Ardian Nikulaj ka humbur jetën. Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes.

Nikulaj rezulton një eksponent politik, ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit. Ardian Nikula është rreth 50-vjeç dhe në këto zgjedhje është renditur i 23 në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë.

Më herët ai ka qenë një eksponent i Partisë Socialiste por që së fundi ishte bashkuar me Partinë Sociakdemokrate.

Burime bëjnë me dije se deri në vitin 2003 Nikulaj mbante mbiemrin Marku ndërkohë që më pas e kishte ndërruar dhe mbante mbiemrin me të cilin njihet dhe sot.
Ai është dënuar në vitin 2003 dhe 2006 për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Kreu i SPAK prezanton raportin 2025: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç në luftën kundër korrupsionit

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho ka paraqitur sot në Komisionin e Ligjeve, raportin vjetor të Strukturës së Posaçme për vitin 2025. Në nisje të fjalës...
10:18 | 03/07/2026

IKMT shemb ‘beach barin’ pa leje në Jalë

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në Vuno, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas...
08:59 | 03/07/2026