Të shtënat në Sarandë, policia: Po luante me armë zjarri, qitje të pavullnetshme

15 Gusht 2023 | 13:39

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e të shtënave me armë në qytet, ku në lagjen nr.1 u gjet e braktisur në mes të rrugës një BMW seria 5.

Sipas policisë një 23-vjeçar i identifikuar si Klaudio Qendro, i cili po drejtonte mjetin BMW me targa AB905BC, ka qenë duke luajtur me një armë që mbante me vete.

Sipas policisë i riu ka bërë qitje të pavullnetshme dhe nga frika ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap nëpër lagjet e qytetit.

Ai është arrestuar pak më vonë nga uniformat blu, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e armës së krimit.

23 vjeçari, banues në Delvinë, rezulton i arrestuar në nëntor 2021 për “Vjedhje me dhunë” të një dyqani.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë,  shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin  tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme,   pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026