“Të ulen kontributet për punëtorët”, kompanitë shqiptare në RMV kërkojnë të huaj

21 Qershor 2023 | 17:48

Biznesmenët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i kërkuan qeverisë që të ulë nivelin e pagesës së kontributeve për punëtorët nga 47 në 32% të pagës së një punëtori.

Gjatë një konference në të cilën shprehën shqetësimin për numrin e pakët të punonjësve të kualifikuar, ata thanë se qeveria pa ashtu duhet të lejojë importimin e një numri më të madh të punëtorëve të huaj.

“Ne do të kërkojmë nga Qeveria dhe besoj edhe zëvendës kryeministri do ta ketë parasysh kur të debatojnë në këtë fushë, që kontributet të ulen në nivel 32 për qind për të rritur edhe pagën minimale në nivel më të lartë. Pra edhe Qeveria edhe biznesi duhet të bëjnë hap para…Një pjesë e punëtorëve që vijnë nga rajoni punojnë jozrytarisht, në mënyrë informale, dhe këtu kërkojmë që sa më shpejtë të bëhet liberalizimi i fuqisë punëtore”, tha Mendi Qyra, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyçi tha se po shqyrtojnë idenë për rritjen e kuotës për importim të punëtorëve të huaj, ndërsa do të diskutohet edhe për mundësitë e arsimimit shtesë të qytetarëve të papunë.

“Në paraqitjet e mija publike si zëvendës kryeministër në muajt e fundit kam iniciuar debatin për liberalizimin e tregut të punës përmes ndoshta rritjes së kuotave që aktualisht janë të kufizuara në 5 mijë. Por kjo masë nuk guxon të jetë afatgjate sepse fuqia e punës duhet të sigurohet fillimisht nga burimet e brendshme , nga bashkëqytetarët tanë që janë të papunë, por fatkeqësisht aftësitë dhe njohuritë e tyre nuk korrespondojnë me nevojat e tregut të punës”, u shpreh Bytyçi.

Zëvendëskryeministri Bytyçi bëri apel për ndryshim të mendësisë dhe vullnet nga vetë qytetarët për t’u përfshirë në treg.

Sipas të dhënave zyrtare të Maqedonisë së Veriut, çdo vit mungojnë rreth 10 mijë punëtorë në fusha të ndryshme , por kryesisht në sektorin e turizmit dhe në sektorin e ndërtimtarisë. Ndërsa edhe pse në Agjencinë e Punësimit figurojnë mbi 115 mijë qytetarë të papunë, ata nuk janë të kualifikuar për t’i plotësuar këto boshllëqe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026