Të verbrit në Shqipëri marshojnë për një jetë më dinjitoze

15 Tetor 2021 | 16:41

Dita ndërkombëtare e personave të verbër, e gjen këtë kategori duke vazhduar të përballet me mungesë infrastrukture dhe punësimi.

Me vetëm 12 mijë lekë në muaj si ndihmë shtetërore për të jetuar, ata kërkojnë mundësi për t’u punësuar por edhe semafore e rrugë të dedikuara që t’ua lehtësojnë jetën.

Daniela Nikolli, 25 vjeçe, ka mbaruar shkollën e lartë për psikologji, por nuk ka mundur të ushtrojë profesionin e saj. I ati i saj që e shoqëron përherë, thotë se ndihma shtetërore është e pamjaftueshme.

Ndërkohë, Daniela ndihet e paragjykuar dhe e diskriminuar.

“Është e vështirë për shkak të paragjykimeve, sepse në momentin që çon CV-në, sa shohin foton stepen nga sytë dhe nuk ta thonë direkt por në mënyrë ironike që nuk ka vende pune për mua”, thotë ajo.

Shoqata e të verbërve kërkon që institucionet shtetërore të marrin përgjegjësi dhe të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara apo me nevoja të veçanta.

Përmes një proteste simbolike, ata marshuan nga Pallati i Kongreseve drejt Bashkisë Tiranë, ku kërkuan rritje të ndihmës sociale dhe punësim për personat e verbër.

Në Shqipëri janë rreth 13 mijë persona të vërbër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026