“Të vijohet përpara me marrëveshjet”, BE e prerë: Të formohet asociacioni
Bashkimi Evropian përsërit kërkesën e tij se duhet të krijohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku nuk i komenton “të gjitha deklarimet e të tjerëve”.
Ai përsëriti se urgjente për BE-në është që të vijohet përpara me dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve një prej të cilave është edhe ajo për Asociacionin”.
Kryeministri Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar krijimin e asociacionit njëetnik, shpalosi para parlamentit gjashtë kushtet për formimin e tij.
Ndër të tjera Kurti u shpreh se asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, dhe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
BE-ja e ka thënë disa herë se marrëveshja e cila parasheh formimin e asociacionit është obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe se ajo duhet të implementohet.
Edhe SHBA-ja e ka vlerësuar si prioritet kryesor formimin e asociacionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë